TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2023, 00:23

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset makina e ambasadës ruse; një person i vdekur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset makina e
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate pranë TEG-ut në Tiranë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një mjet tip “Hyndai” me targa diplomatike, i cili është përplasur me murin mbojtës dhe është kthyer përmbys.

Automjeti me targa CD2139A mësohet se i përket ambasadës ruse. Sipas informacioneve aktuale, nga aksidenti ka ndërruar jetën një person, i cili dyshohet se është shoferi i ambasadorit rus në Tiranë. Po ashtu ka mbetur i plagosur një tjetër person që udhëtonte me të. Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shkak është shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti.

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset makina e

Aksidenti ka ndodhur afërsisht tek i njëjti vend ku pak kohë më parë u përplas një mjet “Audi” dhe për pasojë vdiqën 3 të rinj.

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset makina e

Lini një Përgjigje