TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2023, 16:13

Aksident i rëndë në Lezhë, i mituri në timon përplas për vdekje 63-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lezhë, i mituri në timon

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku një 14-vjeçarë i cili po drejtonte një automjet, ka përplasur për vdekje një 63-vjeçar që po qarkullonte me motoçikletë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën, në vendin e quajtur e Ishull Lezhë. Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

"Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

lezhë aksident i mituri 60-vjeçari

Lini një Përgjigje