Automjeti del nga rruga, nëna dhe dy fëmijët plagosen rëndë!
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Lepenicë të Vlorës. Mësohet se një automjet tip "Renaul" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Sipas policisë, 35-vjeçarja me inicialet A.A ka humbur kontrollon e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Të plagosur kanë mbetur drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Raportohet se tre të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të. Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje