
57-vjeçari amerikan Brandon Saporito, i cili akuzohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeç në Shkodër ka rënë në prangat e policisë.
Krimi ndodhi ditën e djeshme në një banesë të marrë me qira në Shkodër.
Sipas policisë, turisti amerikan ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën.
Sandra Saporito humbi jetën në një banesë që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.
Turisti amerikan raportohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta. Ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje