
Hetuesit e policisë së Vlorës ka intensifikuar hetimet në lidhje me zbulimin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë. Sipas të dhënave është zbuluar nga kamerat e sigurisë se autori ka përdorur një makinë tip Range Rover para dhe pas krimit.
Por pavarësisht kontrolleve ky automjet nuk është gjetur. Po ashtu hetuesit dyshojnë se roja është qëlluar nga dy armë të ndryshme lidhur edhe me gëzhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes të cilët kanë qenë të ndryshme.
Policia e Vlorës dyshon se viktima, Renato Hoxhaj, i vrarë 6 ditë më parë është qëlluar nga dy armë të ndryshme. Ky përfundim është zbuluar nga këqyrja e trupit të viktimës pasi ka rezultuar se janë gjetur predha të ndryshme të qitura nga armë zjarri.
Pavarësisht kësaj, hetuesit kanë konstatuar se vetëm një autor ka marrë pjesë në krim, referuar edhe kamerave të sigurisë.
Burimet thonë se agresori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë që sipas hetuesve është vënë në dispozicion nga i ndaluari i vetëm Eris Mehmetaj.
Automjeti tip Range Rover sport është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë që mund të çojë në gjetjen e tij.
Nga verifikimet e kryera është provuar se ky mjet është blerë në Tiranë rreth 3 javë para krimit të rëndë. Për këtë hetuesit kanë marrë edhe dokumentacionin e plotë.
Pavarësisht pretendimeve Eris Mehmetaj vijon t’i qëndrojë faktit se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në qytetin e Vlorës.
Por grupi i punës ka ngritur dyshime të forta se realizimi i vrasjes së Renato Hoxhaj pavarësisht se nuk kishte asnjë precedent penal është kryer në kuadër të grupit kriminal./Ora News
Lini një Përgjigje