TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2024, 20:15

Aksident në tunelin e Kalimashit, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në tunelin e Kalimashit, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tunelin e Kalimashit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë plagosur dy pasagjerët që ndodheshin në makinën tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.

“Policia e Kukësit njofton se në drejtimin e lëvizjes Milot-Morinë, automjeti tip Benz me drejtuese shtetasen M.T është  përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje