TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2024, 18:46

2 persona humbën jetën nga rrëzimi i zetorit në lumë, publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Kurbin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

2 persona humbën jetën nga rrëzimi i zetorit në lumë,

Publikohen pamjet e aksidentit tragjik të pak javëve më parë në Kurbin, ku dy persona humbën jetën nga rrëzimi i zetorit në lumë.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre. Duket se mjeti pasi merr kthesën ecën drejt lumit dhe të dy personat as nuk kanë tentuar të hidhen në momentin e rrëzimit.

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.



Lini një Përgjigje