TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2024, 13:16

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, kush është turku “peshku i madh” i botës së nëndheshme në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, kush është turku “peshku i

Ai është një nga personat më të kërkuar sot në Europë. Bëhet fjalë për turkun Ferhat C., 30 vjeç, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Alonso Hysneli i njohur edhe si Roels Hysneli.

Ndërkohë gazeta BILD shkruan se Ferhat C. është një “peshk i madh” në botën e nëndheshme të trafikut të drogës.

Sipas BILD, ai është përfshirë në disa raste të tentativave për vrasje.

Një nga këto raste është regjistruar në prill të vitit 2016, kur ai shkoi të merrte të fejuarën e tij nga një disko. Aty nisi një sherr me një futbollist boshnjak që luante për ekipin e St. Pauli. Turku nxori një pistoletë të artë dhe qëlloi disa herë.

Aktualisht mendohet se Ferhat K. Fshihet në Turqi.

Ndërkohë vrasja e 27-vjeçarit nga Burreli ndodhi pesë muaj më parë në Gjermani. Ai mendohet se u ekzekutua me një plumb në kokë për shkak të konflikteve për çështjen e drogës.

Ekzekutimi i tmerrshëm u zbulua nga një çift që po bënin një shëtitje në zonën pyjore ku ndodhen burimet termale në qytetin Kaltenkirchen, 27 kilometra larg Hamburgut. Çifti, i cili ka parë një person të shtrirë në tokë me një pjesë të madhe të trupit të mbështjellë me letër alumini, ka njoftuar menjëherë policinë. Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shumë efektivë të policisë. Policia konstatoi se i riu, i cili u ekzekutua me një plumb të vetëm, ishte mbështjellë me letër alumini pasi u vra për të mos lejuar përhapjen e gjakut përreth dhe më pas u transportua në zonë me automjet.

Si rezultat i verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve, u zbulua se kufoma i përkiste Reols Hysnelit, shtetas shqiptar i burgosur për trafik droge në Lübeck në vitin 2023. Në vendngjarje u gjet një fletë shitjeje e letrës së aluminit me të cilën ishte mbështjellë Reols Hysneli. 

Ndërsa trupi i Hysnelit u dërgua në Morgun e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dy ditë pas ngjarjes, shtetasi shqiptar Qerim D., 17 vjeç, me origjinë nga Kukësi por me banim në Lushnje, i cili nuk fliste gjermanisht, shkoi në Komisariatin e Policisë Pinneberg me avokatin e tij dhe rrëfeu se kishte vrau një person.

Fakti që 17-vjeçari Qerim D. heshti për detajet e krimit dhe se avokati i tij ishte i njëjtë me avokatin e Ilber, Edmond dhe Ernest Domit, drejtuesit e grupit “Vëllezërit Domi”, i cili menaxhon një pjesë e trafikut të drogës në Gjermani, bëri që policia të thellojë hetimet.

Policia konstatoi se fatura e letrës së aluminit të sekuestruar në vendngjarje i përkiste një dyqani që shiste materiale ndërtimi në Uetersen dhe nga pamjet e kamerave të dyqanit mori informacion se Ferhat K. dhe Selami C. kishin blerë letër alumini. 

ferhat c alonso hysneli roels hysneli

Lini një Përgjigje