TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2024, 11:26

Kokaina në mes të detit, si i fundosi telefoni i ish-policit 3 trafikantët e grupit të "baronit të drogës" Gëzim Çela

Shkruar nga Pamfleti

Kokaina në mes të detit, si i fundosi telefoni i ish-policit 3

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Tre trafikantët pjesë e një grupi kriminal ranë në pranga pas urdhrit të SPAK, pasi tentuan të trafikonin drogë përmes detit në 15 gusht të vitit 2023.

Nga zbërthimi i aparatit celular në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda ne whatsapp dhe signal për trafikim droge në 4 episode të ndryshme në Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi. Sipas hetimeve nga Prokuroria e Posaçme grupi në fjalë ka trafikuar sasi të mëdha heroine dhe kokainë në gusht 2023.

Kujtojmë se prej këqyrjes së telefonit të tij u zbuluan edhe bisedat me Arben Dalipajn i cili në dosjen e SPAK cilësohej “kapelja” dhe që dyshohet si personi që drejtonte gomonen. Dalipaj është i vetmi që arriti t’u shpëtonte prangave dhe prej shumë muajsh është i shpallur në kërkim.

Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me kokainë.

Në këtë periudhë u zbulua dhe u dokumentua një rast i trafikut të kokainës që do të shkëmbehej më një sasi lënde narkotike, në atë që njihet si operacioni “Flakë në det”.

Pas operacionit u shpall në kërkim dhe shtetasi Gëzim Çela i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2023 në Kosovë, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë me urdhër të SPAK iu sekuestruan disa pasuri që besohet se që janë ngritur nga burime të kriminale.

 

alket deda ksenofon bodo selami lushkaj spak

Lini një Përgjigje