TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2024, 15:53

Sherr për radhën te skaneri, plagoset me thikë shoferi i kamionit në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr për radhën te skaneri, plagoset me thikë shoferi i kamionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pikën kufitare të Kapshticës, ku një drejtues kamioni është plagosur me thikë.

Mësohet se dy drejtues kampionësh janë zënë për radhën në skaner dhe njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.

Dy shoferët nga Tirana janë konfliktuar mes tyre, ndërsa njëri prej shoferëve me iniciale A.A ka qëlluar me thikë në bark shoferin tjetër me iniciale J.T.

I dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa autori u shoqërua në komisariat. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se është shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes.

"Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin. 

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

sherr plagosje me thike kapshtice drejtues i kamionit

Lini një Përgjigje