
Një efektiv polici u dhunua barbarisht në hyrje të banesës së tij në lagjen “1 Maji” qytetin e Fierit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:20 të datës 29 prillit në hyrje të pallatit ku jetonte. Persona të pa identifikuar kanë goditur me sende të forta nënkomisar Nazmi Doko, i cili punon në burgun e Fierit.
Pas ngjarjes, 64-vjeçari ka përfunduar pa ndjenja në spital dhe ka deklaruar para hetuesve se nuk mbante mend asgjë.
Policia njoftoi 2 ditë me vonesë lidhur me ngjarjen e rëndë. Në njoftim e sotëm të publikuar nga policia thuhet se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta, ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se oficeri ndodhet në gjendje kome.
Në njoftim thuhet gjithashtu se incidenti ndodhi mbrëmjen e ndjeshme ndërkohë që konkretisht ndodhi mbrëmjen e datës 29 prill.
“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhej në njoftimin e Policisë.
Lini një Përgjigje