TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2025, 22:06

Aksident në Pogradec, monopatina përplaset me BMW-në; plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Pogradec, monopatina përplaset me BMW-në; plagoset

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit.

Mësohet se një i ri i cili drejtonte një monopatinë është përplasur me një automjet tip BMW e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim.

Për pasojë është plagosur në krah drejtuesi i monopatinës i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit BMW deklaron se ka qenë monopatina e cila e ka goditur atë.

Fëmijët të çdo lloj moshe me monopatina janë bërë shqetësuese kohët e fundit pasi lëvizin në rrugë pa njohur rregullat e qarkullimit dhe në shumë raste bëhen shkak për aksidente të ndryshme. 

Lini një Përgjigje