TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2025, 19:03

"Zbathur dhe i shtrirë në bar", publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit që masakroi gruan

Shkruar nga Pamfleti
"Zbathur dhe i shtrirë në bar", publikohen pamjet nga
Pamje nga arrestimi i 40-vjeçarit

40-vjeçari është dëgjuar duke bërtitur me të madhe se gruaja e tradhtonte, pretendime që ai i nxjerr si justifikim për krimin makabër.

Publikohen pamjet nga arrestimi i 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, autori i vrasjes së gruas së tij 36-vjeçare.

Ai u gjet pas 29 orësh kërkime, i fshehur në një parcelë toke të braktisur në kryqëzimin e rrugëve Kountouriotou dhe Evripidou në një pikë qendrore të Volosit, vetëm 200 metra larg shtëpisë.

40-vjeçari tronditi komunitetin vendas me vrasjen brutale të gruas së tij para syve të fëmijëve të mitur.

Videoja e siguruar nga ertnews tregon autorin e krimit duke u lokalizuar dhe arrestuar nga oficerët e policisë.


Pa bërë asnjë rezistencë, i mundur, por sfidues, duke fajësuar viktimën për aktin e tij të shëmtuar, vrasësi Pandeli Nakoleci u arrestua mesditën e sotme në një parcelë toke pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, fjalët e para të autorit, menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët e policisë, ishin tronditëse.

Sipas informacionit nga mediat greke, sapo iu vunë prangat, Nakoleci iu drejtua oficerëve të policisë duke i thënë se: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”.

Këto deklarata cinike nga autori i krimit kanë shkaktuar zhgënjim, pasi konfirmojnë ftohtësinë me të cilën ai e pranoi aktin e tij, duke këmbëngulur se nuk ndien asnjë pendim për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare.

Ai u gjet i shtrirë në bar pasi banorët raportuan në Polici se kishin parë një person të fshehur nën pemë dhe duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë përreth pronës.

Sipas përshkrimeve nga banorët vendas, 40-vjeçari ishte zbathur dhe mbante një thikë në shpatull. Pavarësisht hetimeve të policisë, thika nuk u gjet.

Autori i krimit ka një të kaluar të gjerë kriminale, si për pjesëmarrje në një organizatë kriminale ashtu edhe për dhunë në familje. Gjithashtu është shtruar edhe në një klinikë psikiatrike.

E kaluara e errët e 40-vjeçarit shqiptar

Konkretisht, në nëntor të vitit 2024, ai u arrestua në Volos për dëbim administrativ.

Në vitin 2020, ai u dënua me katër vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge.

Në vitin 2018, ai u dënua me një vit burg për dhënien e një deklarate të rreme.

Në vitin 2013, u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend.

Qershorin e kaluar, me urdhër të një prokurori, u shtrua në një klinikë psikiatrike pas një tentative vetëvrasjeje.

Katër fëmijët, një i rritur tetëmbëdhjetë vjeç, një vajzë dhe të miturit e tjerë mbetën në gjendje shoku në shtëpinë e çiftit. Një ose dy orë para arrestimit të babait të tyre, ata kishin zbritur poshtë banesës dhe kishin pyetur me ankth policinë nëse ai ishte arrestuar.

Ata gjithashtu prisnin me padurim të dinin detaje ndërkohë që pritet autopsia mbi trupin e nënës së tyre nga Shërbimi Ligjor i Selanikut, ndërsa në Shqipëri do të mbahet funerali i saj. Ndërsa nesër pritet të dalë para Prokurorisë.

Lini një Përgjigje