
Një aksident ka ndodhur gjatë paradites të së shtunës në aksin Berat-Lushnjë.
Një automjet i tipit “Benz” i ka ndërprerë rrugën një furgoni, ndërsa si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i “Benzit”.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
“Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje