
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim që në dhjetor të vitit 2023 ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës.
48-vjeçari K. S., ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Reset”. 48-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me 7 personat që kanë rënë në pranga më parë, si edhe të tjerë që janë ende në kërkim, do transportonin kanabis drejt Turqisë.
Në operacionin e 12 dhjetorit 2023, policia ka sekuestruar 500 kg kanabis, e cila do të trafikohej përmes rrugëve detare në Turqi. Atë kohë 7 persona ranë në pranga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje