TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 12:08

Aksident në hyrje të Fierit, përplasen dy makina; plagoset shoferja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në hyrje të Fierit, përplasen dy makina; plagoset

Një aksident ka ndodhur pak më parë në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit.

Dy automjete “Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“ janë përplasur me njëra – tjetrën fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja drejtuesja femër e mjetit “ Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje