TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 11:40

28 mln euro përmes mashtrimit, kush është polakja që iu sekuestrua 500 mijë euro pasuri; gruaja e gjermanit të kërkuar në 5 shtete!

Shkruar nga Pamfleti
28 mln euro përmes mashtrimit, kush është polakja që iu
Stephan dhe Anna Morgenstem

Hetuesit kanë indice dhe prova se gjermani ka pastruar paratë vendin tonë duke blerë pasuri të paluajtshme të cilat i ka vendosur në emër të bashkëshortes së tij, Anna Morgenstem.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro të një polakeje, në vazhdë të hetimit pasuror për gjermanin Stephan Morgenstem, i cili u arrestua në gusht 2023 në Rinas, pasi ishte në kërkim nga Koreja e Jugut dhe shtete të tjera nën akuzë për mashtrim.

Në sekuestro është vendosur një vilë në periferi të Tiranës, në Lundër, si edhe dy garazhe. Vlera e vilës shkon 483 000 euro, ndërsa dy garazhet me vlerë 27 mijë euro.

Gjermani Stephan Morgenstem u kap në Rinas pasi në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohej se kanë krijuar një skemë piramidale në të paktën 5 shtete dhe kanë përfituar rreth 28 milionë euro.

Hetuesit kanë indice dhe prova se gjermani ka pastruar paratë vendin tonë duke blerë pasuri të paluajtshme të cilat i ka vendosur në emër të bashkëshortes së tij, Anna Morgenstem.



Lini një Përgjigje