TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2025, 08:51

Aksident në Greqi, vdesin dy persona, plagoset rëndë 17-vjeçari shqiptar 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Greqi, vdesin dy persona, plagoset rëndë

Dy të rinj 16 dhe 18 vjeç kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi, ndërkohë një 17-vjeçar shqiptar po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.

Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos.

Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjeçarit shqiptar.

Lini një Përgjigje