TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2025, 08:12

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje te mbikalimi i Ishull-Lezhës.

Mësohet se një furgon është përplasur me një motor. Për pasojë ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit.  Viktima është Pavlin Ndoji, 56 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

"Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë,  automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit shtetasi P. N., ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje