
Viti i Ri ka nisur me shumë ngjarje kriminale në vend.
Në një lokal nate në Tiranë pati të shtëna, teksa në Sarandë ndodhi një sherr masiv, ku dhe aty një polic qëlloi me armë.
Në Berat dy të rinj i shpëtuan mrekullisht një atentati. Por duket se nuk është ndalur me kaq.
Pak më parë ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar në lagjen Rus.
Automjeti është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha. Automjeti ka 4 plumba pistolete.
Lini një Përgjigje