TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 19:52

Ndjekje dhe breshëri plumbash, zbulohen atentatorët dhe shënjestra e sulmit në Berat; dyshohet prishje pazaresh droge

Shkruar nga Pamfleti

Ndjekje dhe breshëri plumbash, zbulohen atentatorët dhe

Ja dinamika e atentatit në qytetin e Beratit...

Zbulohen detaje të reja mbi atentatin sot në Berat.

Shënjestër e sulmit kanë qenë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi. Ata kanë qenë  pranë një karburanti,  kur nga një automjet, tip ‘Ford’, i zi, është qëlluar në drejtim të tyre. Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të lënduar.  Mësohet se autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka nisur në shtetin grek, dhe dyshohet për prishje pazaresh droge mes tyre. Policia është vënë në ndjekje të autorëve. Në qytet janë ngritur postblloqe dhe po kryhen kontrolle. 

"Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por  për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi fillimisht policia.

Lini një Përgjigje