TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 17:52

Kërcet arma në Berat, qëllohet me breshëri plumbash ndaj dy personave

Shkruar nga Pamfleti
Kërcet arma në Berat, qëllohet me breshëri plumbash ndaj dy
Foto ilustruese

Policia është vënë në kërkim të dy peronave që hapën zjarr...

Nuk ndalen incidentet në këtë fillim viti. Pas të shtënave në një lokal nate dhe sherrit në Sarandë, ka kërcitur arma në Berat.

Sipas raportimeve më të fundit, është qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy personave.

Mësohet se autorët kanë qenë duke lëvizur me makinë kur kanë hapur zjarr, por fatmirësisht pa të lënduar. Denoncimi është bërë nga vetë dy personat që i shpëtuan sulmit.

"Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por  për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje