TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 17:42

Sherri sot në Sarandë, këta janë 3 vëllezërit policë të përfshirë në konflikt

Shkruar nga Pamfleti

Sherri sot në Sarandë, këta janë 3 vëllezërit

Publikohet fotoja e 3 vëllezërve policë në Sarandë, që u përfshinë sot në konflikt. Këta që shihni janë Kidi, Redi dhe Alvaro Sulejmani.

12 persona u përfshinë në sherr masiv pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, mes tyre 4 janë punonjës policie jashtë shërbimit. 3 prej tyre rezultojnë vëllezër.

Efektivët të cilët kanë marrë pjesë në përplasje dyshohet të jenë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë (këta 3 të fundit vëllezër).

Sipas dëshmive paraprake, pjesëtarë të fisit Sulejmani kishin marrë një makinë me qira tek dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi dhe se konflikti ka nisur për detyrimin e qiramarrjes së automjetit.

Lini një Përgjigje