TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 16:24

Valë aksidentesh në vend, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në Qukës; në Këlcyrë automjeti përplas të moshuarin

Shkruar nga Pamfleti
Valë aksidentesh në vend, makina del nga rruga dhe përfundon
Aksidenti në Qukës

Një sërë aksidentesh kanë ndodhur ditën e sotme në vend. Në aksin Elbasan-Prrenjas, pranë Qukësit, një automjet me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërsa një i moshuar 87-vjeçar është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në aksin Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur Ura e Këlcyrës.

Autori i këtij aksidenti është një i ri, i cili duket se ka qarkulluar brenda vijave të verdha të qytetit me shpejtësi mbi normat e lejuara. I moshuari është përplasur nga automjeti që drejtohej nga i riu 32-vjeçar S.L. nga Përmeti. Ndërkohë, ai nuk është larguar nga vendngjarja, por ka njoftuar policinë që të vinte.

I moshuari është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Përmetit për asistencë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi në të dy krahët e rrugës, duke krijuar kaos në aksin Këlcyrë-Përmet dhe shkaktuar radhë.

Lini një Përgjigje