TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 13:58

Sherri në festë e Vitit të Ri, 'kazanova' Mir Pepa qëlloi me armë zjarri brenda klubit të natës

Shkruar nga Pamfleti

 Autori i të shtënave është Jetmir Pepa...

Sherri në festë e Vitit të Ri, 'kazanova' Mir Pepa

Nata e parë e vitit në Tiranë nisi me trazira. Në një nga zonat më të njohura të kryeqytetit, Tek ambientet e parkut Olimpik, marrë me qera nga  'Elite event' ku po performonte këngëtari Stresi dhe pritej të dilte në skenë Dafina Zeqiri, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Pavarësisht masave të sigurisë, një person me precedentë të mëparshëm arriti të hynte i armatosur në ambientet e festës për ndërrimin e viteve.

Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit dhe hetuesit e Komisariatit nr. 2 u angazhuan për zbardhjen e ngjarjes. Burime për ‘zëri’, kanë konfirmuar se autori i të shtënave është Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa. Ky emër doli në qendër të vëmendjes gjatë verës së kaluar, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, sulmoi dhe plagosi në një lokal në Tiranë të dashurën e ‘kazanovës’ Pepa, Klea Prenga.

Mir Pepa njihet për përfshirjen e tij në ngjarje të ndryshme me precedentë penalë, shpesh të shoqëruara me incidente të armatosura. Ai hiqet si biznesmen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, por ka shumë dyshime se pasuria e tij është vendosur nga burime të jashtligjshme. Në vitin 2020, Pepa u plagos pas një sherri banal në një lokal në zonën e Brrylit. Pepa është i njohur për lidhjet e tij me figura publike dhe më parë ka qenë në një marrëdhënie me motrën e Oriola Marashit, Xhulia Marashi.

Ngjarja e ndodhur në Parkun Olimpik ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në jetën e natës në Tiranë dhe ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si personat me të kaluar problematike arrijnë të shmangin kontrollet e sigurisë dhe të shkrepin ‘koburen’ pa i’u dridhur qerpiku.

Lini një Përgjigje