TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 11:58

Drejtonte makinën në gjendje dhe u përplas me efektivin e policisë, arrestohet 34-vjeçari në Lazarat

Shkruar nga Pamfleti

Drejtonte makinën në gjendje dhe u përplas me efektivin e

Një 34-vjeçar nga Lazarati është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në aksin “Gjirokastër-Kakavijë”, është përplasur me automjetin e një efektivi policie.

Fatmirësisht si rezultat i aksidentit nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. K., (punonjës policie, jashtë shërbimit), 64 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale. Me shtetasi M. K., janë kryer veprime administrative nga Policia Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje