TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 10:04

Sherri mes dy grupe vëllezërish në Sarandë/ Zbulohen detaje të reja, në vendngjarje gjenden gëzhoja

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes dy grupe vëllezërish në Sarandë/ Zbulohen detaje

Detaje të reja janë zbardhur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt ka përfshirë dy grupe vëllezërish.

Në qendër të ngjarjes kanë qenë vëllezërit Sulejmani, banues në Sarandë dhe punonjës policie, si dhe vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, banues në fshatin Gjashtë.

Sipas burimeve, Enea dhe Albi Nexhipi kanë mbetur të plagosur lehtë nga goditje me sende të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konstatuar shenja të përdorimit të armëve të zjarrit.

Automjetet e përfshira në konflikt kanë pësuar dëmtime nga plumbat, dhe pranë tyre janë gjetur disa gëzhoja. Ngjarja ka përfshirë mbi 10 persona, duke përshkallëzuar situatën.

Dy punonjësit e policisë të përfshirë janë njëri pjesë e Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë dhe tjetri i Komisariatit të Himarës.

Aktualisht, policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), po vazhdon hetimet dhe kontrollet për të identifikuar dhe shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në këtë incident

 

sherr mes grupeve ne sarande

Lini një Përgjigje