TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2025, 17:58

Plagosi babë e bir gjatë një sherri, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi babë e bir gjatë një sherri, arrestohet 34-vjeçari

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Kristjan Thaçin, autorin e plagosjes së babë e bir në Tiranë.

Thaçi plagosi Arben dhe Marjo Miha, përkatësisht 60 dhe 21 vjeç. Mësohet se sherri ndodhi për motive të dobëta pasi Thaçi pretendonte se dy komshinjtë e tij bënin shumë zhurmë në pallat. Kristjan Thaçi njihej si person problematik në zonë.

“Pse bëni zhurmë në pallat?”, mësohet se u ka thënë 34-vjeçari fqinjëvë të tij gjatë debatit mes tyre, i cili më pas degradoi në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të pallatit ku ata banojnë, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”. Ndërkohë, Arben dhe Marjo Miha, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje