
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis.
Mësohet i riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”,ndërsa 34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.
Sherri ndodhi në katin e pestë të pallatit. 34-vjeçari Thaçi njihet si person problematik në zonë. Të plagosurit janë Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje