TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2025, 17:26

Plagosi me thikë dhe sende të forta dy fqinjët, publikohet fotoja e autorit

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me thikë dhe sende të forta dy fqinjët, publikohet fotoja
Pamje nga vendi i ngjarjes

Publikohet fotje e 34-vjeçarit Kristjan Thaçi, i cili pasditen e sotme plagosi me thikë dhe sende të forta dy fqinjët e tij, Arben dhe Marjo Miha, babë e bir, gjatë një sherri në hyrje të pallatit ku ata banojnë.

Pas ngjarjes Kristjan Thaçi është shpallur në kërkim, ndërsa babë e bir të plagosur, kanë përfunduar në spital.

Raportohet se ngjarja ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi”, rreth orës 16:15.

"Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Plagosi me thikë dhe sende të forta dy fqinjët, publikohet fotoja
Kristjan Thaçi

Lini një Përgjigje