TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2025, 17:01

Sherr me thika në Tiranë, plagosen babë e bir

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Tiranë, plagosen babë e bir

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku ata të tre banojnë.

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Dy persona babë e bir kanë mbetur të plagosur nga një person mesditën e sotme.

Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 34 vjeçari Kristjan Thaçi, ka goditur me thikë e sende të forta dy komshinjtë e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.

Të plagosurit shtetasit me iniciale A.N dhe M.N ndodhen në spital, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit. 

"Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje