TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 12:48

Të shtëna me armë brënda klubit të natës në Tiranë, policia identifikon autorin

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë brënda klubit të natës në

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e para të 1 janarit në një klub nate në kryeqytet. 

Policia bën me dije se dka identifikuar autorin e të shtënave me armë, ndërsa shton se ka marrë në pyetje disa persona që kanë dijeni për ngjarjen. 

Nga të shtënat nuk ka ansjë person të lënduar. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar", njofton policia. 

te shtena me arme

Lini një Përgjigje