TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2025, 18:17

Sherri masiv në Sarandë, arrestohen 8 persona dhe 2 shpallen në kërkim; zbulohet dinamika e ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti
Sherri masiv në Sarandë, arrestohen 8 persona dhe 2 shpallen në
Vëllezërit Sulejmani

Mes të ndaluarve edhe efektivët e policisë...

Tetë persona janë vënë në pranga për sherrin e dhunshëm që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve, pak më parë janë mbyllur hetimet paraprake, duke bërë ndalimin e 8 personave, teksa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë është vendosur procedimi në gjendje të lirë edhe për 2 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për shkak të rolit të tyre në dinamikën e incidentit, janë lënë të lirë. Mes të ndalurve janë dhe efektivë policie.

Në qendër të ngjarjes kanë qenë vëllezërit Kidi, Redi dhe Alvaro Sulejmani, banues në Sarandë dhe të tre punonjës policie, si dhe vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, banues në fshatin Gjashtë.

Sipas burimeve, Enea dhe Albi Nexhipi kanë mbetur të plagosur lehtë nga goditje me sende të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konstatuar shenja të përdorimit të armëve të zjarrit.

Automjetet që ndodheshin aty kanë pësuar dëmtime nga plumbat, dhe pranë tyre janë gjetur disa gëzhoja. Ngjarja ka përfshirë mbi 10 persona, duke përshkallëzuar situatën.

Dy punonjësit e policisë të përfshirë janë njëri pjesë e Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë dhe tjetri i Komisariatit të Himarës.

Siç bëhet me dije nga dëshmitë, 10 persona shkuan të rrahin dy vëllezërit Abinon dhe Enea Nexhipi që jepnin makina me qira. Sherri, sipas dëshmisë, nisi pasi një efektiv policie, Alvaro Sulejmani kishte marrë makinën me qira por nuk kishte paguar lekët.

Aktualisht, policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), po vazhdon hetimet dhe kontrollet për të identifikuar dhe shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në këtë incident. 

Regimi i AMP

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë:

1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

 

Lini një Përgjigje