
Zbardhen detaje nga atentati në Berat. Dy persona janë qëlluar me breshëri plumbash, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.
Sipas informacioneve, A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë qenë duke lëvizur me makinë, kur ju është afruar një automjet tjetër dhe ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri.
Më pas autorët janë larguar me shpejtësi. Kanë qenë vetë dy të rinjtë që kanë bërë kallëzim në polici, teksa forcat e rendit kanë identifikuar autorët. Ndërkohë policia ka rrethuar Beratin, duke u vënë në ndjekje të tyre.
Lini një Përgjigje