
Zbulohen identitetet e të arrestuarve në Sarandë. Tetë persona janë vënë në pranga për sherrin e dhunshëm që ndodhi në qytetin bregdetar. Sipas informacioneve, pak më parë janë mbyllur hetimet paraprake, duke bërë ndalimin e 8 personave, teksa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë është vendosur procedimi në gjendje të lirë edhe për 2 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për shkak të rolit të tyre në dinamikën e incidentit, janë lënë të lirë. Mes të ndalurve janë dhe efektivë policie.
Në qendër të ngjarjes kanë qenë vëllezërit Kidi, Redi dhe Alvaro Sulejmani, banues në Sarandë dhe të tre punonjës policie, si dhe vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, banues në fshatin Gjashtë.
Të arrestuar:
Alvaro Sulejmani
Ilkid Sulejmani (shkurt Kidi)
Mihal Sulejmani (shkurt Redi)
Ergis Sulejmani
Kejvi Sulejmani
Shemsho Sulejmani
Kristjan Sulejmani
Delars Duka
Në kërkim:
Igli Duka
Beqir Çoçka
Në gjendje të lire:
Enea Nexhipi
Albion Nexhipi
Të përfshirë në ngjarje nga grupi vëllezërve Nexhipi, por pa akuzë:
I. N
O. B
Lini një Përgjigje