Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor në aksin rrugor Durrës-Tiranë
Mësohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa në aksident janë përfshirë 6 automjete.
Sipas policisë, 2 të plagosurit janë dërguar për kontroll mjekësor në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Ditën e sotme, më datë 21.09.2024, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, janë përplasur 6 automjete. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje