
Një 37-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kuçovë-Belsh.
Raportohet se një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës.
37-vjeçari që ishte pasagjer në mjet i cili humbi jetën në vendngjarje. Pasagjer ishte dhe një 14-vjeçar i cili fatmirësish nuk pati lëndime nga përplasja.
Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes me mbrojtësen metalike ishte humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit. Policia e ka shoqëruar shoferin në polici, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen.
Lini një Përgjigje