TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2023, 14:12

Zbardhen emrat kush janë dy gratë që morën peng 46-vjeçaren në Tiranë dhe e kërcënuan

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen emrat kush janë dy gratë që morën peng

Dy gra janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se morën peng një 46-vjeçare. Pas hekurave përfunduan Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj.

Policia e Tiranës bën me dije se dy autoret, Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj, pasi e kanë marrë peng e kanë kanosur 46-vjeçaren.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

anila qose dhe erinda lekgegaj peng 46-vjeçaren në tiranë

Lini një Përgjigje