
Dy të rinj shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika mbrëmjen e djeshme në Figline të Italisë. Policia italiane ka mbërritur në vendngjarje pas sulmit, ku ka arrestuar vetëm njërin prej tyre.
20-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin Ponte a Niwheri, i cili ende ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Mediat fqinje raportojnë se 20-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën por ka marrë disa plagë në gjymtyrët e tij dhe në njërën dorë, ku mjekët kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale, raporton agjencia e lajmeve italiane ‘FirenzeToday’.
Ndërsa 23-vjeçari tjetër me origjinë shqiptare, i cili ishte larguar pas sulmit para se të vinte patrulla, u paraqit vetë në spital dhe mori një prognozë 10-ditore.
Hetimet për këtë ngjarje janë në proces e sipër nga policia italiane, duke iu përmbajtur edhe dëshmive të qytetarëve që kanë qenë në vendngjarje.
Lini një Përgjigje