TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2023, 22:44

Sherr mes dy personave në Sarandë, plagoset me thikë 36-vjeçari; arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes dy personave në Sarandë, plagoset me thikë

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur Leonard Poçi, 36-vjeç, ndërsa autori i cili tashmë është arrestuar është 30-vjeçari Dhimitri Terrolli, një emër i njohur për policinë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ku rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, në Sarandë pas një sherri, 32-vjeçari ka goditur me thikë 36-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar,  dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin Leonard Poci

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta  bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar,  shtetasin Dh. T,  dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Poci aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

sarandë plagoset 36 vjeçari

Lini një Përgjigje