TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 19:32

Aksident i trefishtë në Fier, plagosen 4 persona; mes të lënduarve edhe të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në Fier, plagosen 4 persona; mes të

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në aksin rrugor Fier-Seman, në segmentin rrugor Fermë- Çlirim.

Si pasojë përplasjes së tre automjeteve, një tip Benz, Opel dhe një Volkswagen i cili ka përfunduar në kanal, të lënduar kanë mbetur 4 persona. Dy prej tyre mësohet se janë të mitur të moshës 2 dhe 10 vjeç.

Të lënduarit ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

fier aksident 3-fishtë

Lini një Përgjigje