TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 11:10

GJKKO e la në burg, zbardhet dëshmia e Fran Tucit: Banorët kishin mbledhur lekët vetë për rrugën, unë ju dhashë lejen!

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO e la në burg, zbardhet dëshmia e Fran Tucit: Banorët kishin

GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci dhe në arrest shtëpie Ndoc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballe që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

"Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje", deklaroi Tuci para togave të zeza të cilat nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për masë më të butë sigurie.

Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku në kundërshtim me kuadrin ligjor, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë dhe urdhri ende nuk është ekzekutuar.

Lini një Përgjigje