
Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një fabrike në Porto Sant'Elpidio, në provincën e Fermos, Itali.
Fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. 18-vjeçari është identifikuar si Franco Mazelli.
Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk arriti të mbijetonte. Policia po heton dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.
Lini një Përgjigje