TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2023, 15:39

Zjarri në garazhin në “Astir” dyshohet i qëllimshëm; autori me probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në garazhin në “Astir” dyshohet i

Në zonën e Unazës së Re në Tiranë, mesditën e sotme ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Sipas informacioneve dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 4 makina zjarrfikëse dhe 20 forca, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë aktualisht po bëhet edhe ajrosja e ambienteve të pallatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit.

Lini një Përgjigje