
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 22-vjeçar me inicialet F. D ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit të tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”, në kryeqytet.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje