TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2023, 10:53

Në burg për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, policia kontroll në banesën e Valter Bamit

Shkruar nga Pamfleti
Në burg për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, policia kontroll në
Valter Bami

Policia ka ushtruar një kontroll ditën e sotme në banesën e Valter Bamit, i cili është lënë në burg pasi akuzohet se ka "gisht" në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.

Mësohet se policia shkoi në banesë në kërkim të armës sportive, të cilën e ka me leje, dhe pretendon se gjurmët e barutit të gjetura te kyçin e dorës së majtë janë të saj dhe jo të plumbave të kallashnikovit që u qëlluan mesnatën e 4 korrikut.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas kontrollit në shtëpi arma sportive nuk është gjetur dhe policia është kthyer duarbosh.

Mësohet se në vijim do të ketë një tjetër kontroll, pasi me avokatin e Bamit dhe në konsultim me këtë të fundit të mësohet vendi i fshehtë ku mbahet arma sportive. Pas gjetjes, arma në fjalë pritet të krahasohet me faktorët plotësuese të gjetur në kyçin e dorës së majtë të 37-vjeçarit.

Kujtojmë se Valter Bami u arrestua disa ditë më parë për armëmbajtje pa leje, ndërsa është lënë në burg nga Gjykata.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes.

Sakaq sipas policisë, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Sipas burimeve policia ka dyshime se ai ka përdorur doreza por nuk kanë qenë të gjatë çka ka shkaktuar edhe lënien si prove të grimcave të barutit. Deri më tani ndaj Bamit rëndon akuza e mbajtjes pa leje e armëve.

Por avokati i Valter Bamit pretendon se klienti i tij disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës. Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën.

Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkoj një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.

"Një mikrogrimcë baruti sot në gjykatën shqiptare bëhet armë. Valter Bami ka një armë sportive me leje prej 3 vitesh. Dyshova se mos do na sjellë ndonjë gjë të re prokurori, por sot gjykata ndodhet në një version shumë të dobët profesional. Na thuhet se ka rrezik dalje Valter Bami, por ne kemi të drejtë të shkojmë ne çdo vend të botës. Lidhet edhe me faktin se ka qenë i dënuar në 2018.

Gjykata vepron në mënyre arbitrare nga opinioni dhe presioni që bëhet për qytetarë të tillë. Klienti im tha se në orët kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në banesë. Celulari memorizonte lëvizjet që ka bërë klienti im. Ne po shokohemi me këtë informacione, pasi nuk i atribuohet Valter Bamit për veprën që ka ndodhur në Larushk,. Ai është sjellë për armëmbajtje pa leje dhe i është gjetur vetëm një grimcë baruti. S’kam informacion për marrëdhënien e tij me Gentian Bejtjan.", ka thënë avokati i tij.

 

gentjan bejtja atenta valter bami kontroll

Lini një Përgjigje