TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2023, 14:35

Në kërkim për dhunën, Rrajat dyshohet se nuk kanë dalë nga vendi; prokuroria verifikon sistemin TIMS

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për dhunën, Rrajat dyshohet se nuk kanë

Kur po kalon një javë nga dhuna me shkopinj bejsbolli në borizan të Krujës, 6 anëtarët e familjes Rraja janë ende në kërkim. Burimet kanë bërë të ditur se dyshohet që ata të mos e kenë lënë territorin shqiptar, të paktën sipas verifikimeve në sistemin TIMS.

Katër ditë pasi Rrahman Rraja ka lënë mandatin e deputetit, KQZ ka vendosur zëvendësimin e tij duke plotësuar vakancë.

Rraja u largua nga parlamenti pas publikimit të videos ku djali i tij, vëllai dhe familjarë të tjerë goditën me shkopinj bejsbolli e mjete të tjera të forta Jashar dhe Bilbil Majën.

Madje pamjet e dhunës së egër të publikuara në media u filmuan nga vetë familjarët e deputetit.

Për këtë vetëm tre persona janë në qeli dhe një është në arrest në shtëpi. Rraja dha dorëheqjen si deputet, KQZ i jep mandatin socialistit Arkend Balla
6 persona të tjerë përfshirë dhe djalin e deputetit janë ende në kërkim. Burimet kanë bërë të ditur se të gjitha pikat e kalimit të kufirit janë njoftuar për të ndaluar të akuzuarit nëse do të tentojnë kalimin.

Po ashtu mësohet se nga verifikimi i sistemit TIMS ata nuk kanë dalë nga Shqipëria.

Dyshimet janë se fshihen te të afërm apo miq të tyre. një tjetër dyshim është se pas dhunës janë fshirë edhe pamjet e filmuar në lokalin ku ata rrahën dy personat e tjerë madje është edhe riformatuar sistemi.

Konkluzioni është arritur pas këqyrjes së të gjithë materialit./ora

rrajat dhuna per gurore

Lini një Përgjigje