TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2023, 11:54

Në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Londër

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Londër

Arratia e një shqiptari i kërkuar për vrasje nga drejtësia shqiptare ka marrë fund. Mësohet se Zyra e Interpol Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në koordinim me skuadrën e ekstradimeve në NCA prangosën Artur Reshlanin.

Shqiptari 48 vjeç, sipas dokumenteve paraqitur gjykatës së ekstradimeve në Londër parë nga Top Channel është i dënuar për vrasje në mungesë me 22 vite burg.


Gjykatës së ekstradimeve iu tha se ndaj Artur Reshlanit është lëshuar një urdhër arresti nga Shqipëria për veprën penale të “Vrasjes dhe armëmbajtje pa leje”.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm kërkesën e arrestit të Shqipërisë ndaj tij dhe i la kohë shtetasit shqiptar, kërkues i ekstradimit, 45 ditë për sjelljen e dokumentacionit.

Artur Reshlani u la me arrest në burg në pritje të vijimit të procedurave të ekstradimit./Tch

Lini një Përgjigje