
Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie në Korçë. Bëhet me dije se 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor, janë pezulluar me vendim gjykate.
Mësohet se 3 punonjësit kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur në Korçë. Hetimi ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës.
Hetimi është bërë me përgjime telefonash dhe përgjime ambientale, ndërsa nuk jepen më tepër detaje për shkak se rasti është në proces hetimi.
Lini një Përgjigje