
GJKKO ka dënuar me 2.8 vite burg Ibrahim El Salih (Lekica). Ai u arrestua dhe u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin me 4.5 vjet burg për të pandehurin por togat e zeza vendosën dënimin e tij me 4 vite burg. Me gjykim të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit ndaj do të vuajë 2.8 vite burg.
Ibrahim El Salih, 56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj 2022 nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
I lindur në fshatin Shtiqen dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.
56-vjeçari u akuzua se nga data 22 shtator 2021 e në vijim nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka kryer transkriptimin dhe përkthimin e videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, duke përhapur elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.
Lini një Përgjigje